'SPAK duhet të nisë me tërmetin', Qafoku: Specialisti izraelit gjeti guaskë deti në një pallat! Përgjegjësia nis që nga kryetari i bashkisë

20 Dhjetor 2019, 23:03

TIRANË- Ndërtesat e shembura nga tërmeti do duhet të ishte dosja e parë që do të ndezë motorët e SPAK. Kështu ka deklaruar gazetari Roland Qafoku në studion e Pa Protokoll. Ai tha se një specialist izraelit ka gjetur në një pallat në Durrës një guaskë deti.

Për Qafokun përgjegjësia për shembjen e ndërtesave pas tërmetit nis që nga kryetari i bashkisë që ka dhënë leje, ndërsa shtoi se askush nuk do të kundërshtonte që SPAK të sigurojë prova për tërmetin.

"PD-PS-LSI në këtë histori nuk duhet të kenë lidhje fare. Partitë politike na mbështetën SPAK-un. Kush janë ata. SPAK duhet të nisë me tërmetin. Një specialist izraelit ka gjetur në një pallat në Durrës guaskë deti. Ne kur themi te pallati, duhet të nisë që nga kryetari i partisë që ka dhënë atë leje. Nëse kjo strukturë do penalizonte ndonjë politikan do bëhej nami. Kush është ai që kundërshton që SPAK të sigurojë prova për tërmetin, e cila shkaktoi një vrasje masive", tha Qafoku.