SPAK iu çon urdhër arrestet për dosjen 339, por 2 nga 21 komisionerët rezultojnë të vdekur

29 Korrik 2020, 11:48 | Përditesimi: 29 Korrik 2020, 14:42

21 nga 23 arrestet e lëshuara nga SPAK ditën e djeshme për dosjen 339 ishin për komisionerët e zgjedhjeve të qershorit 2017, por dy prej nuk kanë mbërritur në destinacion. Kjo pasi fatkeqësisht dy nga komisionerët e asaj periudhë kanë ndërruar jetë, por siç duket SPAK nuk ka qenë në dijeni, pasi rezultojnë të parregjistruar nga regjistri civil.

r.k./Shqiptarja.com