SPAK merr të pandehur Eduart Kaprin! Ish kryebashkiaku i Pogradecit lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit të vet! 12 katëshit i shtoi dhe 2 kate

14 Tetor, 13:13

Ish kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, juristi dhe specialist pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit janë marrë të pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. SPAK përcolli sot pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.181/2023, në ngarkim të të pandehurve: Eduart Kapri, në cilësinë e ish- Kryetarit të Bashkisë Pogradec; Besjan Meço, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec; Besmira Niko, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec; duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

    No videos found.