SPAK regjistron kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit! Javën e ardhshme rimerren në pyetje

9 Janar 2020, 13:43

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka regjistruar kallëzimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se për kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit, gjykata e Tiranës shpalli moskopetencë duke ia rikthyer sërish dosjen prokurorit Klodian Braho.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se anëtarët e KED, Presidenti Meta dhe kreu i KED, Ardian Dvorani pritet të rimerren sërish në pyetje javën e ardhshme nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.Presidenti i vendit, Ilir Meta e akuzon Ardian Dvoranin për përvetësim kompetencash e shpërdorim detyre si gjyqtar i lartë, ndërsa Dvorani ka reaguar me një Raport vjetor të KED, duke thënë se procesverbalet e pretenduara nga presidenti Meta nuk janë zbardhur në kohë për mungesë stafi, pasi kanë vetëm 3 punonjës me kohë të pjesshme.