“SPAK të mos flejë por t’i arrestojë”, telefonuesi nxjerr në emision 5 emrat e më të korruptuarve

14 Tetor 2020, 10:31 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 12:00:20

Në programin e mëngjesit “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues nga Cërriku komentoi për temën e ditës, korrupsionin në vendin tonë. Zotëria nxorri emrat e 5 personave më të korruptuar në vend duke nisur me ish-kryeprokurorin Lalla dhe njerëz të tjerë të drejtësisë dhe politikës. Qytetari i ka bërë thirrje SPAK që të mos flejë por të veprojë dhe kryejë arrestime.