SPAK, zbulohen 75 pasuritë me vlerë 60 mln €, iu konfiskuan grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin

5 Shkurt 2021, 13:42

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli dje dënimin grupin tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë, ku u dënuan 10 persona, ndër to vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Nga vendimi i GJKKO pas hetimit të SPAK u konfiskuan 75 pasuri me vlerë 60 milionë euro. Bëhet fjalë gjithsej për sipërfaqja totale e pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në favor të shtetit prej mbi 300 mijë metra katrorë. Dje Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për dënimin e grupit të tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë. Mes te dënuarve ishte edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka. Dënimet: Xhevi Ndoka 6 vite e 8 muaj burg; Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj, me kusht; Emanuel Gjura 4 vite e 8 muaj burg; Zef Lazri 8 muaj burg; Blendi Ndoka 3 vite e 6 muaj burg; Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht; Paulin Simoni 3 vite e 4 muaj burg; Vlash Gaxulli 2 vite burg, me kusht; Genc Zeneli 2 vite burg, me kusht; Kol Lleshi 2 vite burg, me kusht Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.