SPAKU-t i shtohen dy prokurorë, të vetmit që plotësojnë kushtet! KLP miraton kërkesën e Krajës

27 Janar 2020, 15:47

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton kërkesën e drejtuesit të SPAK Arben Kraja për të shpallur dy vakanca për Prokuror në Prokurorinë e Posaçme.

Në mbledhjen e kësaj të hëne, KLP miratoi me shumicë votash shpalljen e dy vakancave të cilat në SPAK do të zëvendësojnë largimin me dorëheqje të Ndini Tavani dhe Besnik Muçit.