Spanjë, arrestohen shqiptarët, kishin mbjellë plantacione me kanabis në Parkun Natyror të 'Serrania De Cuenca'

23 Tetor 2019, 15:21

Policia spanjolle ka arrestuar një grup kriminal shqiptarësh të cilët kishin krijuar dhe mbjellë një plantacion me kanabis në mes të Parkut Natyror të ‘Serrania De Cuenca’.

Sasia e kanabisit i kalon 2000 kg.

Shqiptarët banonin në kampin fushor të ngritur enkas, duke i kushtuar gjithë kohën e tyre mirëmbajtjes dhe monitorimit të plantacioneve të kanabis sativa.

Ata gjithashtu kishin krijuar një sistem të sofistikuar të furnizimit me ujë përmes tubave nëntokësore, dhe një sistem tharës, të gjitha të kamufluara me kujdes midis bimësisë.

Agjentët e policisë arrestuan katër anëtarët e grupit dhe prishën tre plantacione me kanabis që ishin të fshehura midis pyjeve të pishave dhe bimësisë së dendur të vështira për tu arritur dhe dalluar.