Spanjë, nis administrimi për dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

17 Janar 2021, 15:01

SPANJA- Ditën e sotme, në Spanjë ka nisur administrimi për dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Njeriu i parë i cili ka marrë dozën e parë të vaksinës, është 85 vjeçarja Leocadia Peña, e cila banonte në një shtëpi pensioni në Katalonia.

Serish në fokus të vaksinimit janë personat të cilët kanë rrezikshmëri më të lartë ndaj koronavirusit.

Në Spanjë vaksinimi i qytetarëve ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane dhe 85-vjecarja ishte një ndër personat e parë që morën dozën atë ditë.

Spanja tashmë ka administruar 768,950 doza të vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Moderna, ose dy të tretat e dozave totale që ka marrë, sipas Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë.

Aktualisht sipas qeverisë nuk do të merren masa të reja izolimi për të luftuar valën e tretë të COVID-19.

Spanja është një ndër shtetet më të prekura evropiane nga pandemia ndërkohë qe numri total i infektimeve ka shkuar 2.252.164 dhe numri i viktimave është 53.314 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.