Spanjolli zbulon shkrimet e rralla të shpellës së Lepenicës: Është intime

26 Shtator 2019, 11:32

Shpella e shkruar në Lepenicë një nga veprat e rralla të arkeologjisë prehistorike e cila prej vitesh ishte lënë në harresë. Ajo ka rënë pre edhe akteve vandale nga persona të paidentifikuar duke dëmtuar shkrimet e rralla. Ajo mbart brenda saj me shumë se 40 shkrime e ndodhet në verilindje të Malit të Lepenicës në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit.

Shpella është realizuar në tavanin e strehës së shkëmbit, e lartë 3,5 metra, mbi një sipërfaqe të sheshtë  dhe prej dy muajsh Instituti i Arkeologjisë së Tiranës, Shkolla e Lartë e konservimit e Galicias ne Spanjë dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës po zbatojnë projektin kërkimor shkencor: ”Lepenica, 2019″. Sipas drejtorit të kulturës, Orgest Feimi shpella gëzon statusin në mbrojtje dhe gjithë studimi bëhet në mënyrë që të kalohet dosja për ta shpallur monument kulture.

Ndërkohë sipas profesorit Fernando Carrera profesor në shkollën e lartë të konservimit Galicia në Spanjë, prej 2 muajsh po punohet për të rikthyer në identitet shpellën e shkruar të Lepenicës.

"Jemi këtu për të bërë shumë gjëra. E dimë që vendi ku jemi këtu është me një rëndësi të veçantë, nga më të rëndësishmit, është e një rëndësie të madhe jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Është shumë e dëmtuar, e abuzuar  dhe ne po përpiqemi të rikthejmë këtë shpellë. Ka nevojë për një dokumentim të ri, sepse këto që kemi janë të vjetra dhe duhet të provohen.

Ne duhet të bëjmë disa testime që duan disa kohë. Koleksionusit tanë arkeologë po bëjnë gjithashtu mbledhjen e kronologjisë së kohës, se cilës kohë i përkasin këto shkrime të zbuluara në këtë shpellë. Kolegët janë duke kërkuar përreth për gjurmë të tjera dhe të reja, për të kuptuar kronologjinë dhe kulturën e banorëve të atëhershëm. Shpresojmë që të ndihmojmë popullin shqiptar në dokumentimin e hieroglifeve të gjendura në shpellë" tha Fernando Carrera profesori spanjoll.

    No videos found.