Speciale/ Nga abetarja e Kristoforidhit te kitara e Vaçe Zelës, në shtëpinë muze të koleksionistit Luan Jaupi: Kam lidhje shpirtërore me to

3 Prill 2021, 19:52

Luan Jaupi e ka kthyer shtëpinë e tij private në një muze, ku ruan me qindra objekte të vjetra, me vlerë të rrallë historike. Në një intervistë për Report TV, koleksionisti nga Durrësi rrëfen se pasioni lindi shumë e shumë vite më parë, duke nisur fillimisht të koleksionojë pullat e postës.