Zyrtare/ Inter bën skonto, Paris SG blen përfundimisht Icardi-n! Klauzolë për të mos shkuar te Juventusi

31 Maj 2020, 16:16 | Përditesimi i fundit: 2020-05-31 16:26:39

Mauro Icardi është zyrtarisht futbollist i Paris SG. Pas raportimeve të ditëve të fundit sot dy klubet kanë zyrtarizuar marrëveshjen për futbollitin argjentinas, që sezonin e fundit luajti si i huazuar te Paris SG. Në 2019 dy klubet kishin rënë dakord që për blerjen përfundimtare të 27-vjeçarit të paguheshin 70 mln euro, por për ta marrë përfundimisht nga zikaltërit francezët kanë paguar 50 mln euro plus tetë të tjera bonuse.

Kjo do të thotë se Icardi është zgjedhur si pasuesi i Cavani-t në Parc des Price, futbollistit që këtë qershor i përfundon kontrata me Paris SG. Raportohet se Cavani nga ana tjetër shumë shpejt do të bashkohet me Interin si futbollist i lirë.