Speciale - U emërtua si viti i Skënderbeu, 2018 mbyllet me protesta

31 Dhjetor 2018, 19:03

Viti 2018, u shpall viti i  “Viti i Gjergj Kastriotit”, në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar,  por përfundoi viti i protestave.

Protesta e Kukësit 31 Mars 2018

Një protestë masive u zhvillua në 31 mars të këtij viti, pasi kuksianët protestuan kundër vendosjes së taksës për kalimin e mjeteve në Rrugën e Kombit.  Mijëra qytetarë të Kukësit dhe Kosovës kundërshtuan pagesën e përcaktuar nga qeveria dhe koncesioni i mirëmbajtjes së rrugës. Një tubim i dhunshëm, mes përplasjeve të shumta midis protestuesve dhe forcave të rendit. Protesta në “Rrugën e Kombit” doli jashtë kontrollit, dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, shkatërruan dhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën. Gjithashtu goditën me gur punonjësit e policisë, dhe 12 prej tyre u plagosën. 

Kush  e vuri atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm, mbi pronën publike dhe private, dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi policinë, duke cënuar njëkohësisht rendin dhe sigurinë e shumë udhëtarëve, përmes bllokimit të dhunshëm, nuk do të ketë asnjë shans ti shpëtojë dënimit të ligjit.

Edi Rama, kryeministër

Edi Rama di vetëm pare dhe burg, ku ti marrim paret ne, ca është ky ligj. Në mesnatë, policia ka hyrë në mënyrë barbare nëpër shpia, prandaj unë kujtova, me frikësime shumë të mëdhaja, qoftë nga fëmija, qoftë nga gratë, thashë hyri Serbia. Ne kemi dalë si gjithë kuksianët, nuk kemi dalë për cështje politike, por për cështje ekonomike. Si me qenë në luftë. Kanë bërë tortura.

Qytetarët

Për ditë me radhë kuksianët shkaktuan trazira, aq sa 23 persona përfunduan të arrestuar. Në fund, qeveria rishikoi tarifat duke i ulur ato ndjeshëm dhe duke favorizuar banorët.

    No videos found.