Speciale/ Vajzat e taekwndo-s, kampione ashtu si djemtë! Sport klub Tirana nuk bën përjashtime, në palestër edhe fëmijët me aftësi ndryshe

21 Dhjetor 2020, 14:46

Taekwondo-ja është një sport që nisi të ushhtrohej në Shqipëri që prej vitit 1995, por vitet e fundit janë thyer disa mite të cilat e rrethojnë. Kjo falë klubit Tirana që e ka shndërruar shumë të masivizuar edhe për vajzat. Aty mund të gjesh fëmijë nga mosha 5-vjeç dhe deri tek të rriturat. Ka shumë nga ato vajza të cilat e ushtrojnë për pasion, por më shumta janë ato të cilat të ardhmen e shohin në këtë sport. Këtë nuk e deklarojnë me fjalë, por me çmimet dhe medaljet e fituara si në garat kombëtare, por edhe ndërkombëtare.