Spektakolare/ Pas shiut, ylberi shndrit mbi Tiranë!

31 Maj 2020, 18:07

TIRANË – Natyra i dhuroi sot qytetarëve të Tiranës disa momente vërtetë magjike. Pas ditëve të ftohta, qiellit gri dhe shiut, kryeqytetasit sot shijuan disa minuta pamjen e mrekullueshme të ylberit. Pas disa orëve reshje shiu pa pushim, u shfaq ylberi, i cili kënaqi banorët e Tiranës, të madh e të vogël.  Një spektakël i tillë nuk shihej prej shumë kohësh në Tiranë. Meqë pamje të tilla nuk të ndodh t’i ndeshësh shpesh shumë prej kalimtarëve nxituan t’i fiksojnë në aparatet e tyre celularë për t’i postuar në rrjetet sociale Facebook apo Twitter.

Për ata që nuk e dinë: Si krijohet ylberi?
Ylberi është një dukuri optike dhe meteorologjike i cili paraqitet në atmosferën e tokës, pas shiut, kur rrezet e diellit shkëlqejnë në pikat e imta të ujit. Ato marrin formën e një gjysmërrethi në të cilin duket spektri i 7 ngjyrave i cili nga ana e jashtme fillon me ngjyrën e kuqe dhe në anën e brendshme mbaron me ngjyrën vjollcë. Ngjyrat e ylberit janë: vjollcë, e kuqe, portokalli, e verdhë, jeshile, blu dhe manushaqe.