Spiropali: Basha seksist, një ‘pupac’ që po merr në qafë opozitën

7 Shkurt 2019, 12:10

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali ka sulmuar kreun demokrat Lulzim Basha. Ajo e cilësoi Bashën një “pupac”, i cili po merr në qafë opozitën.

“Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën e vet më qesharake e vulgare s’do e kishim bërë kaq perfekt. U ngrit kryetari dhe iu drejtua me dorë ministreve të reja i quajti kukulla jo se janë ministre po se janë gra. Një pupac i vendosur në atë pozicion që flet këtu me gjuhën e vet të shthurur.

Një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare, po përdor një gjuhë ofenduese ndaj grave ministre.