Spiropali flet për sulmet ndaj saj: Meta dhe zëdhënësit përdorin gjuhë urrejtje por s'më heshtin

15 Tetor 2020, 15:16

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për ndryshimet dhe shtesa në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi duke marrë shembullin e saj me presidentin Ilir Meta dhe sulmet që janë bërë ndaj saj kohët e fundit.

"Detyrim që na lind edhe me partnerët tanë. Sjell nevojë për ndryshime në këtë ligj. Siç shkruante, nazistët dhe fashistët nuk i vranë me armë dhe me thika hebrenjtë, por me gjuhën e urrejtjes. Më pas gjuha e urrejtjes dhe urrejta bëri eliminimin fizik. Gjuha mund të duket e largët, por parimet  janë njësoj. Duke iu përmbajtur parimimit, ka dhe një kontradiktë në institucionet më të larta të shtetit për diskriminimin gjinor apo grupeve vulnerabël.

Një gjuhë ndaj diskriminimit gjinor, e gjen nga Presidenti i Shtetit. Unë jam një ministre, grua, nënë që jam përballur me atë që luan rolin e institucionit të Presidentit. Jo vetëm zëdhënësi, grupi afër tij apo partia që ka degraduar, por vetë Presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua, dhe di të mbrohem, nuk më heshtin dhe intimidojnë. Është puna e shembullit që jep Presidenti për gratë, vajzat dhe qytetarët që duan të kenë institucione të rregullta, që mos përdorin gjuhë misogjene, seksiste diskriminuese. Si ka mundësi të bjerë në nivele të tilla jo vetëm komunikimi i Presidentit, por institucionit, jo vetëm Ilir Metës por edhe zëdhënësve.