Spiropali: Qeveria nuk i fsheh dot të vdekurit nga COVID-19!

13 Prill 2020, 22:26

 

TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i ka cilësuar si dramë dhe komedi propozimet e kryedemokrati Lulzim Basha për situatën e COVID-19, e ndërsa komedi paketën ekonomike të demokratëve. E ftuar virtualisht në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Spiropali i ktheu edhe përgjigje skepticizmit të Bashës se qeveria fsheh numrin e të infektuarve të viktimave nga COVID-19.