'Spitalet, vatra infeksioni', PD: Ministrja e Shëndetësisë të largohet, qeveria përgjegjëse

12 Qershor 2020, 13:35

Nisur nga shtimi i rasteve të fundit me koronavirus, Partia Demokratike kërkon largimin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pasi sipas saj ka si qëllim  karrigen e vet dhe jo shëndetin e qytetarëve.

Në një dalje për mediat nga selia e PD, Mirela Tabaku thotë se Qeveria është përgjegjësja e vetme për rritjen e numrit të të prekurve me COVID 19.Sipas PD, kthimi i shërbimeve spitalore nga qendra trajtuese mjekuese në burim infektimi mbarëkombëtar është tregues i keqmenaxhimit të situatës.