Spitali COVID 1 në alarm! Të sëmurët në rradhë për shtrim

7 Nëntor 2020, 15:15

Ambulanca që qendrojnë në pritje, me pacientë brenda për orë të tëra është kjo panorama që të ofrohet jashtë spitalit infektiv për disa ditë tashmë ku numri i urgje ncave dhe shtrimeve ka qenë i lartë. Numri rekord i infektimeve 489 në 24 orë po përkthehet në gjithnjë e më shumë shtrime në spitalet covid ku momentalisht janë të shtruar 350 pacientë. Të sëmurë që hyjnë e dalin nga pavionet e infektimet. Si në asnjë ditë tjetër këtë të shtunë ambjentet jashtë këtu në spitalin COVID 1 janë populluar me pacientë e familjarë të tyre. 11 ambulanca u stacionuan brenda 2 orëve.