'Spitali COVID 4 mashtrimi i qeverisë në ikje', Pampuri: Faturën do ta pagujnë shqiptarët

14 Korrik 2020, 13:21

Rama ka mashtruar shqiptarët me spitalin COVID 4. Ky është pretendimi i nxjerrë nga ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri në një komunikim të saj. Ajo thotë se ndodhet në atë që qeveria e shpalli spitali COVID 4 më 2 qershor, por dera e tij sot është e kyçur dhe jashtë funksionit. Faturën e kësaj gënjeshtre sipas Pampurit do ta pagujnë shqiptarët, të cilët për më tepër po përballen me vështirësitë e mbylljes së spitalin Shefqet Ndroqi, që tani është kthyer në COVID 2.

"Ndodhem sot tek godina që kryeministri në ikje dhe Ministrja e Shëndetësisë e inauguruan me bujë si spitalin Covid 4. Një muaj më parë, propaganda e qeverisë në ikje ua shiti shqiptarëve këtë godinë si një strukturë spitalore që do të ndihmojë spitalin infektiv për të përballuar një fluks të mundshëm pas rihapjes. Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë.  Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion. Gjithçka është një mashtrim. Dëgjojeni vetë kryeministrin në ikje që gënjente pa turp në 2 Qershor.