Spitali francez në QSUT, vatër infeksioni/ I bëhet tamponi stafin, ulet numri i ndërhyrjeve

16 Qershor 2020, 10:25

Një nga vatrat kryesore në QSUT është edhe spitali francez.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë ambientet e këtij spitalit, i cili i mbulon tre shërbime, atë të ORL-së, Okulistikës dhe Oro-Maxillo-Facial, janë bërë reduktime, e ndërsa është ulur numri i ndërhyrjeve, duke vijuar punën vetëm për urgjencat dhe konsultat e rezervuara.Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku bën me dije se pas rasteve të rezultuara pozitiv me COVID-19,  personeli mjekësor pritet t'i nënshtrohen tamponit. Të infektuarit janë nga blloku operator, mes tyre edhe kryeinfermierja.