Spitali i kirurgjisë ngrihet pas 90 vitesh mbi godinën e vjetër! Rama për PPP: Privati investon ato para që shteti nuk i ka në moment

13 Janar 2020, 15:18

TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inauguar spitalin e ri ultramodern të kirurgjisë, i cili është ringritur pas 90 vitesh në godinën e vjetër në Qendrë Spitalore Universitare në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në ambientet e reja të spitalit, Rama ironizoi akuzat e opozitës lidhur me investimet e bizneseve private, të quajtura ndryshe PPP (Partneriteti Publik Privat).

Rama theksoi se nuk do të shkurtohet asnjë investim për shkak të emergjencës së tërmetit. Më herët, më anë të postimi në profilin e tij zyrtar, kreu i qeverisë e cilësoi spitalin e ri një tempull të shëndetësisë shqiptare. Rama vuri në dukje edhe përbërjen e ambienteve të tij, me 7 salla moderne operacioni, aparatura të teknoligjisë së fundit si dhe njësi terapie bashkkohore, të cilat siç ai tha çojnë në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri.

Nje spital ultramodern për kirurgjinë - Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor. Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri. 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë, aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit, njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale, laborator i nivelit të lartë teknologjik, 120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët", shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë fjalës së mbajtur tha se do të kryhen më shumë se 32 mijë ndërhyrje me aparatura të teknologjisë së lartë dhe me instrumentat e rinj kirurgjikalë, duke ulur ndjeshëm infeksionet. Manastirliu siguroi se investimet për modernizimin e QSUT do të vijojnë. “Transformimi i qendrës më të madhe spitalore në vend, vijon me investime të tjera. Plot 30 milion dollarë po investojmë në QSUT, për ndërtimin e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, i cili përfundon vitin e ardhshëm dhe ndërtimin dhe rehabilitimin e Spitalit Pediatrik, investime që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët”, tha Manastirliu

    No videos found.