Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.
Videoja i përket një qendre shëndetësore në spitalin e qytetit të Fierit, një investim ky nga qeveria. Kryeministri nuk ka lënë pa "ngacmuar" edhe skeptikët të cilët nuk besojnë në investimet që qeveria është duke bërë.
Kryeministri shkruan:
MIRËMËNGJES
Dhe me këto momente nga hyrja në funksion e një tjetër investimi transformues në spitalin e Fierit, duke u lutur që ata që s'duan të shohin të gjejnë arsye për të hapur sytë, ju uroj një ditë të mbarë.