Spitali vatër COVID-i, 20 kuksianët që bëjnë dializën në Prizren apel shtetit: Na bëni tamponin

24 Prill 2020, 18:01

20 pacientë nga qyteti i Kukësit që trajtohen me hemodializë tre ditë në javë në spitalin e Prizrenit shprehin frikën se janë të rrezikuar nga koronavirusi. Kjo pasi tetë bluza të bardha të repartit të hemodializës në spitalin rajonal të Prizrenit kanë rezultuar pozitiv me COVID–19. 

Kjo konfirmohet edhe nga drejtuesit e spitalit të Prizrenit të cilët thonë se gjendja e  tyre shëndetësore është stabile. Drejtori Afrim Avdaj thotë se kanë marrë të gjithë masat që  pacientët  të marrin shërbimin e duhur  dhe të mbrojtur nga koronavirusi.