'Spiunohen' nga fqinjët, e pësojnë babë e bir në Patos! Policia i gjen kanabis në banesë

12 Mars 2019, 10:36

Një sasi prej 31 kg kanabis u sekuestrua nga Policia e Fierit, falë bashkëpunimit me qytetarët, ku u vunë në pranga babë e bi, në një operacion të koduar "Lënginas".

B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos (babë e bir) u arrestuan pasi në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.

Policai thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".