Sponsori italian që falimentoi Triestinën afrohet te Dinamo, nisin lëvizjet në rang drejtuesish

15 Tetor 2019, 15:09

Era ndryshim po fryn në klubin e Dinamos, veçse ende nuk dihet serioziteti i sponsorëve të rinj. Ka qenë administrator Ismet Saliaj që ‘Report TV’ ka treguar se në klubin dinamovit është afruar një sponsor i ri nga Italia me drejtues Marko Pontrelin, një emër i njohur edhe në Itali.

Pontreli ka qenë president i klubit të Triestinës, që në vitin 2016 falimentoi me urdhër të gjykatës. Pontreli e apeloi vendimin, por gjykata vendosi sërish për falimentimin e klubit pasi figuronte më një borxh prej 800 mijë eurosh. Sa i takon marrëveshjes me Dinamon gjithçka deri më tani është verbale, pasi mes palëve nuk ka asnjë kontratë të nënshklruar.

Sa i takon aspektit futbollistik, Dinamo, klubi që prej 8 sezonesh militon në kategorinë e parë, këtë vit e ka nisur në mënyrën më të keqe. Në kater ndeshja ‘nëndetsja’ ka marrë vetëm një pikë, ç’ka ka bërë që të ngrihet alarmi.