'Sportistët i ndihmon me para xhepi trajneri i Kombëtares: presidenti i Federatës së Mundjes: Nuk kemi një derë hapur ku të ankohemi

11 Mars 2021, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2021-03-11 13:57:42

Në prag të turneut të rëndësishëm për kualifikimin në Lojrat Olimpike federata e mundjes po has vështirësi tejet të mëdha. Për Report Tv presidenti i kësaj federate Sahit Prizreni thotë se fondi grand nga qeveria ende nuk ka kaluar, ndërsa sportistët do të shkojnë në Hungari me shpenzimet personale të trajnerit të Kombëtares.