Sri Lanka përgjaket gjatë kremtimit të Pashkëve, 138 të vdekur nga sulmet në kisha e hotele

21 Prill 2019, 10:57

Ishulli i vogël aziatik i Sri Lankës goditet nga një kalvar bombash në 3 kisha dhe 3 hotele pikërisht në gjatë kremtimit të Pashkëve katolike në mesnatë. Sipas mediave në ishull, raportohet të ketë të paktën 138 të vdekur dhe 200 të plagosur. Sulmet i janë adresuar disa hoteleve kryesore në qytetin Colombo ndërsa shpërthimet me eksploziv kanë ndodhru në kishat e Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaktarët e këtyre sulmeve të cilat kanë ndodhur njëkohësisht në mënyrë të koordinuar. Presidenti i vendit i ka bërë thirrje qytetarëve të qendrojnë të qetë dhe të mbështeten tek autoritetet ndërsa kryeminstri Ranil Wickremesinghe po mban një mbledhje emergjente me autoritetet e rendit dhe sigurisë. 

Sri Lanka ka një pakicë të besimit kristian prej 7.4 %.