SHBA/ I protestuan përpara shtëpisë, kryebashkiakja bashkë me burrin nxjerrin armët

30 Qershor 2020, 09:09 | Përditesimi i fundit: 2020-06-30 09:10:24

Një skenë e çuditshme është xhiruar të dielën në Saint Luis të Missouri në SHBA, gjatë protestave kundër kryebashkiakes, Lyda Krewson.

Disa ditë më parë, kjo e fundit përmes rrjeteve sociale kishte publikuar emrat e atyre që kishin kërkuar reforma në polici.

Deklarimi I kryebashkiakes nxiti protesta përballë shtëpisë së saj, por ajo që ndodhi në oborrin e vilës i shokoi të gjithë.

Bashkë me bashkëshortin e saj, kryebashkiakja doli e armatosur përpara shtëpisë për të frikësuar protestuesit paqësorë po kalonin.

Incidenti u filmua nga disa prej protestuesve teksa drejtuesit e grumbullit të njerëzve u përpoqën që të mbanin turmën larg shtëpisë.