'Stacion zjarrfikëseje si Gjermani', Veliaj dhe Lleshaj te '21 Dhjetori': Ky model të shpërndahet në gjithë Shqipërinë

28 Gusht 2020, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2020-08-28 16:01:47

Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë dhe Sandër Lleshaj, Ministri i Brendshëm, ishin sot në stacionin e Shërbimit Zjarrfikës te “21 Dhjetori”, ku panë nga afër transformimin e saj, si dhe shtimin e kapaciteteve. Ky model sipas Veliajt është i ngjashëm me atë të Gjermanisë, ndërsa Lleshaj tha se do të mundohet që ta përhapin në të gjithë vendin.

Më konkretisht, pasi i njohën me gjithçka të re dhe aftësitë ndërhyrëse të këtij stacioni, Veliaj u shreh: 'Kjo që po bëjmë në Kinostudio është si ajo në Gjermani.

Leksionet që ne morëm  nga pandemia dhe nga tërmeti na mësua se ne duhet të shrytëzojmë rastet kur nuk ka dramacitet, për të investuar dhe për t'i ërballuar këto situata kur të ndodhin. Ne kemi rritur rrogat dhe stafin, sepse nuk mund të strapacohen. Po rrisim mjetet dhe stacionet, por mbi të gjitha duke rritur vetëdijen.

Më vjen mirë që aseti numër 1, mentaliteti, po vjen duke u rritur. Edukata për zjarrfikëset do të jepet që në shkolla. Ne kemi bërë shërbimin zjarrfikës vullnetar, që rekrutohen njerëz që kanë pasion.

Këta njerëz që punojnë sot, mund të ishin me familjet e tyre duke bërë pushimet, por ne duhet të investojmë për këta heronjë."

Ndërkohë ministri Lleshaj: "Fokusi ynë do jetë te individi, të marrim njerëzit e duhur dhe ti trajtojmë siç duhet. Tirana do të përdoret si model dhe më pas do shpërndahet në të gjithë vendin."