Si duket stadiumi “Arena Kombëtare”, Rama publikon pamjet

6 Nëntor 2019, 08:53 | Përditesimi i fundit: 2019-11-06 14:23:47

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e ditës së sotme një video të stadiumit të ri kombëtar, “Arena Kombëtare”.

Nga pamjet e publikuara nga Rama, duket se stadiumit po i jepet dora e fundit, ndërsa të dielën pritet që të zhvillohet ndeshje testuese Vllaznia-Poloni për femra.Ndeshja e parë zyrtare që mund të luhet në stadiumin e ri, nëse do të bëhet gati, do të jetë  me 17 nëntor mes Shqipërisë dhe Francës.