Starton ‘Java e Kulturës Italiane’, Veliaj: Me fat që e kemi fqinje, në mesnatë ndezim iluminarët e Puglias në qendër të Tiranës! Ambasadori Bucci: Kemi organizuar 54 evente

31 Maj 2022, 17:31 | Përditesimi i fundit: 2022-05-31 21:08:14

Nga sot, në Tiranë, ka nisur "Java e Kulturës Italiane", gjatë së cilës do të organizohen një sërë aktivitetesh me fokus kulturen, ekonominë, artin dhe muzikën. Në konferencën për shtyp, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vuri theksin te fqinjësia e mirë mes dy vendeve.

"Jemi me fat që kemi këta fqinj. Imagjinoni si do ishte Shqipëria sot, nëse nuk do kishim Marco Casamontin e stadiumit, Stefano Boerin me planin urbanistik për Tiranën, ose nëse nuk do kishim miqtë tanë nga Puglia, duke filluar nga bashkëpunimi që kemi per Ujësjellësin deri te 'Iluminaria', dritat që do ndezim sot në mesnatë. Duhet të jemi mirënjohës për fqinjësinë që kemi, e cila është më shumë se një fqinjësi sepse ajo qe ne kemi me Italine është një vëllazëri e vërtetë.", tha Veliaj.