Stërvitja e 30 mijë trupave ushtarake të NATO-s, bëhen bashkë në Presidencë Meta, Rama, Basha dhe Kim

3 Shkurt 2021, 16:47 | Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 17:28

TIRANË- Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama, Lulzim Basha dhe ambasadoren Yuri Kim. Në takim është edhe ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi. Ky takim vjen në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” në Shqipëri. 

Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti. Do të jetë një stërvitje e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa. Do të jenë ndoshta 6 mijë trupa që do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme.

r.k./Shqiptarja.com