Stojku në Report Tv: Ndryshimet e miratuara hapin 100 % listat, opozita parlamentare ka qenë gjithmonë e përçarë! Nëse do bëja koalicion do i bashkohesha PS

6 Tetor 2020, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2020-10-06 14:12:46

Kreu i grupi parlamentar "Demokraci dhe drejtësi", Edmond Stojku në një intervistë për Report Tv ka folur për votën e tij dhe grupit të tij pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Stojku tha se ato ndryshime e hapin realisht listën 100 %, ndërsa në lidhje me akuzat se opozita parlamentare u shit tek Rama,  Stojku tha se opozita parlamentare nuk ka qenë kurrë e bashkuar dhe nuk kanë folur kurrë në një zë pasi kanë pasur gjithmonë pikëpamje dhe koncepte të ndryshme.