Detyrimet e prapambetura të rimbursimit të TVSH-së në fund të dhjetorit 2021 kanë arritur në 79.6 milionë euro nga 91 milionë euro që ishte në 2019. Të gjithë këtë borxh të akumuluar ndër vite administrata tatimore është zotuar ta shlyejë deri në fund të qershorit të këtij viti, ndërsa pjesa më e madhe e borxhit është për 3 kompani të mëdha.
