Strategjia e re! Basha tur nëpër Shqipëri/ Studentja nga Librazhdi: S'kam lidhje me mashtruesin klasik Balla, na degjeneroi zonën

4 Nëntor 2019, 18:31

Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe pak ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të nisë një tur bashkëbisedimi në të gjithë Shqipërinë.

Në axhendën e shpërndarë për media, selia blu bën me dije se turi i takimeve do të nisë me Elbasanin, kur Basha do të zhvillojë një takim në orën 17:00.

Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën.

Turi i takimeve vjen në një kohë, kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike.