Strategjia për bllokimin e fluksit të emigrantëve, krerët e policive të rajonit në Tiranë

19 Korrik 2018, 23:26

Përballimi i situatës me emigrantët e paligjshëm, ka bërë që në Shqipëri të mblidhen shefat e policisë kufitare të rajonit. Takimi që ka zgjatur 2 ditë, sipas zv.drejtores së Policisë Aida Hajnaj ka shërbyer për koordinimin në kohë reale të punës. Hajnaj theksoi se janë forcuar masat përgjatë kufirit për të mos lejuar kalimin e emigrantëve të paligjshëm.

Gjithashtu, Hajnaj shtoi se në kufirin jugor të vendit janë duke u zhvilluar kontrolle te rrepta për te ndalur fluksin e emigranteve. Me 25 korrik do të prezantohet edhe një strategji e përbashkët për të parandaluar emigrimin e paligjshëm