Stresi në protestë: Për ça paguhen policët për të na vrarë ne?

9 Dhjetor 2020, 17:17

Gjatë protestës para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, për vrasjen e të riut Klodian Rasha në Tiranë, ka folur edhe këngëtari Stresi, i cili është shprehur mjaft i revoltuar duke adresuar një sërë akuzash ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Ku ishte arma, janë poshtërsira të policisë. Kur vjen të vret një polic tek shtëpia çfarë pret ti. Jam rritur me të. Për ça paguhen policët për të na vrarë ne! Kërkoj nga Sandër Lleshaj që të vijë këtu dhe të japë dorëheqjen. Të shkojë në shtëpi, u vra në mënyrë të padrejtë”, tha Stresi.