“S’tu prezantova si Putin, as si Medvedevi”, dekani i Gjeologjisë-Ramës: Kemi problem godinën, ua thashë studentëve që ditën e parë

17 Dhjetor 2018, 23:47

Dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave ishte i pari që nisi dialogun mes qeverisë dhe studentëve për çështjen e 8 kërkesave të studentëve. Hoxha tha se ky fakultet ka si emergjencë çështjen e godinës.“Fakulteti ka një kërkesë. Kemi 4 vite që debatojmë për këtë kërkesë. Kemi problemin e godinës, shprehja juaj e fundit ishte mos u merrni me çështje që nuk janë çështje. S’tu prezantova si Putin, as si Medvedev, as si Erdogan, por si dekan i Fakultetit të Gjeologji-Minierave. Studentëve iu kam thënë që ditën e parë të protestës, iu thashë që kryeministri ua dha përgjigjen po, megjithëse disa kërkesa kanë disa nënkërkesa dhe duhen diskutuar.”-tha Hoxha.