Studentët bllokojnë autostradën Elbasan-Tiranë

12 Dhjetor 2018, 12:25 | Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 12:25

Dhjetëra studentë janë mbledhur te rrethrrotullimi i Bradasheshit. Ata kanë marshuar në këmbë nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani" dhe vijuan protestën në dalje të qytetit ku bllokuan autostradën Elbasan-Tiranë. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe nuk lejojnë kalimin e asnjë automjeti. Protesta pritet të zgjasë rreth një orë.

b.ha./Shqiptarja.com