Studentët e arteve zgjedhin Korçën, ekspozitë me 100 vepra

26 Mars 2019, 19:15

Studentë të Akademisë së Arteve kanë zgjedhur qytetin e Korçës për të ekspozuar artin e tyre. Nëpërmjet  ekspozitës, që është hapur në këtë qytet, ata kanë dashur të japin mesazhin e qartë për zhvillimin e artit në Shqipëri. Një nga pedagogët e universitetit, Mikel Temo, shprehet se ky aktivitet ka si qëllim që të sensibilizojë studentët e ardhshëm.

Mikel Temo, pedagog tek Artet

“Jemi këtu për të prezantuar veprat e artistëve të rinj, por edhe për t’u bërë thirrje të rinjve, që nëse kanë prirje artistike të vazhdojnë studimet për art. Gjatë këtij viti vetëm një student kemi nga Korça”.

- Mikel Temo, pedagog tek Artet

Në ekspozitë gjenden rreth 100 punime, në pikturë, fotografi dhe skulpturë. Pedagogia, Anjeza Kolevica, tregon, se përse studentët e Arteve kanë zgjedhur qytetin e  Korçën për të hapur këtë ekspozitë.

Ekspozitën e kanë vizituar edhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit. Pas përfundimit të ekspozitës, u mbajt një leksion i shkurtër,  që kishte në qendër edhe apelin për t’iu bashkuar Akademisë së Arteve.

    No videos found.