Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme

29 Qershor 2020, 16:07

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i është përgjigjur ministres së Arsimit Besa Shahini, lidhur me disa studentë të Fakultetit Ekonomik, të cilët ende nuk janë pajisur me diploma.

Në një reagim në “Facebook”, rektori Koni siguron se do i firmosë vetë diplomat e studentëve, kur dekani i FE-së, Dhori Kule t’i dërgojë listën përfundimtare të studentëve.