Studentët e ngujuar flasin me Ramën në telefon, biseda e plotë: Jam i gjatë 198 cm, po pse të gjithë budallenj jemi?

17 Janar 2019, 20:15

Ndërkohë që janë ngujuar në Universitet dhe nuk lejojnë shokët e shoqet e tyre të zhvillojnë mësim (apo të dorëzojnë dokumentacionin për bursat apo tarifat që do të mbulohen nga 50% deri në 100% nga qeveria në bazë të kategorisë sociale dhe mesatares), një grup i vogël studentësh kanë telefonuar kryeministrin Rama, i cili, për çudinë e tyre (siç duket nga ngutja për të folur pa radhë), ju është përgjigjur. Thene ndryshe, Rama iu eshte pergjigjur kerkeses se tyre per dialog.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, pavarsisht se ata janë në protestë, flasin me kryeministrin. A është parë e dëgjuar ndonjëherë kjo, ku studentë që protestojnë e bllokojnë Universitetin,  të komunikojnë me kryeministrin apo presidentin dhe të marrin përgjigje për kërkesat e tyre direkt?

Pavarsisht kesaj, ajo qe bie ne sy eshte se edhe pse ne proteste te ngujuar, studentet mendjen e kane te dialogu me kryeministrin.

Gjithësesi, përpos batutave dhe gjuhës sportive me të cilën kryeministri flet dhe ju jep përgjigje për pyetjet e tyre, ajo që për fat të keq bie në sy është hera herës mungesa e etikës në komunikim nga studentët, të cilët siç dëgjohet në fund të videos, kur Rama mbyll bisedën, një i ri lëshon një fyrje shumë të rëndë ndaj tij.

E kjo nuk dëmton Edi Ramën, por vetë ata që kanë bllokuar universitetin dhe nuk lënë as kolegët e tyre të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsimim. Sepse, në fund të fundit, arsimimi  cilesor tregohet dhe nga ato që nxjerr nga goja kur komunikon, aq me teper kur komunikon  me kryeministrin e vendit tënd.