Studentët hedhin lapsa, stilolapsa e bidona drejt ministrisë

5 Dhjetor 2018, 12:02 | Përditesimi i fundit: 2018-12-05 12:04:10

Prej orës 10:00 vijon protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit, ndërsa të revoltuar kanë hedhur vezë, lapsa, stilolapsa, bidona dhe letra drejt godinës. Ndërkohë që një pjesë e studentëve kanë ndërhyrë duke kërkuar protestë paqësore dhe të mos hidhen sende të forta, por vetëm letra dhe lapsa.