Grupi i pedagogëve në grevë/ Rama: Kam tre pyetje për ju! Studentët të mos rrinë si pula

2 Shkurt 2019, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2019-02-02 14:44:32

TIRANE-Prej pasdites së djeshme një grup pedagogësh të Universitetit të Tiranës kanë nisur grevën, pasi skadoi afati që i kishin vendosur ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të ndryshuar ligjin e Arsimit të Lartë. Por, kryeministri Edi Rama shtroi sot tre pyetje për këtë grup pedagogësh, ndërsa kishte një thirrje edhe për studentët.

"Disa Mark Markë rrugëve atje, që kanë hallet e tyre. Unë nuk shkoj dot të hap derën e universitetit me dhunë dhe as të marr letrat, ti më thua mua dua këtë dhe atë, unë po të them ç'të bësh. Autonomia universitare është liri dhe përgjegjësi. Sekretaritë në universitete duhet të përgjigjen për ju. Kaq pula jeni ju, shkoni kërkoni të drejtën tuaj, do iu digjet viti. Sikur dolët në dhjetor për të drejtat tuaja, bëtë shumë mirë. U bë mirë që e morët vesh që unë nuk të vras, maksimumi debati në Ëhatsupp, por ke të drejtë nuk kam cfarë të them. Ju duhet ti bëni Mark Markëve, një pyetje, sepse kërkesat e studentëve nëse ju nuk do të ngatërroni kohën me sistemet, duhet ti bënin ata, këto që kërkoni ju. Pyesni pak ata, Mark Markët me shokë, a janë dakord me vlerësimin e titujve akademikë dhe të thonë si dhe kur e duan? Por këtë nuk e thonë këtë.

Keni parë që thonë të ndalohet denigrimi i pedagogëve, por për cfarë? A janë dakord ata që të ndalohet tregtaria e librave të pedagogëve për notën? Dhe pyetja e tretë është, a janë dakord që cdo vit studentët të bëjnë një vlerësim të performancës së pedagogëve, e përdor gjithë bota? Aty do të kuptojmë nëse e bëjnë grevën për ju, apo se nuk duan të përgjigjen për këto tre pyetje. Këta që bëjnë greva dhe u mbajnë peng ju duhet tu japin përgjigje këtyre pyetjeve. Po e morët përgjigjen, më lajmëroni dhe jam prapë unë fajtor” deklaroi ai.

    No videos found.