Studentët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit: Të plotësohen 3 kërkesat e tjera

7 Dhjetor 2018, 10:57 | Përditesimi i fundit: 2018-12-07 14:17:41

TIRANE-Studentët kanë bojkotuar sërish mësimin në ditën e katërt duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pas marshimit nga fakultetet. Ndërkohë që protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe studentë ngë Elbasani, Durrësi dhe Shkodra.

Qeveria u tërhoq dje duke shfuqizuar pikën 4 të ligjit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën për kreditet për përsëritësit, ndërsa për tre pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës (lexo këtu), por pavarësisht këtij fakti ata vijojnë protestën. 

Zyrtarisht at

Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. Protesta ka sjellë bllokimin e trafikut në Rrugën e Durrësit ku ndodhet Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Kërkesat zyrtare
1. Anulimi i pikës 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura (Pika e 4 e vendimit u shfuqizua nga qeveria)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit. (grup pune për të negociuar)
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve. (grup pune për të negociuar)
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. (grup pune për të negociuar)

a kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. Protesta ka sjellë bllokimin e trafikut në Rrugën e Durrësit ku ndodhet Ministria e Arsimit dhe Sportit.