Studentët vijojnë protestën, nuk pranojnë të bisedojnë me Nikollën

8 Dhjetor 2018, 17:23

Studentët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Kjo është dita e pestë, por ndryshe nga dje dhe pardje, sot protesta është tkurrur, pasi një pjesë e studentëve janë larguar në qytetet e tyre, pasi deri martën janë pushim. Protesta po vijon prej orës 10:00 edhe pse herë pas here ka pasur reshje shiu, ndërsa ka pasur edhe dy momente tensioni, së pari kur larguan banorët e Unazës së Re për të mos politizuar kauzën dhe kur mes turmës kaloi ministrja Nikolla, drejt së cilës studentët hodhën bidonë, vezë dhe sende të tjera.