Studenti Olgert Rakipllari në '5 Pyetje': Nuk e kërkuam shkarkimin e Nikollës, protesta vijon

7 Janar 2019, 22:01

TIRANË- Në emisionin e sotëm të “5 pyetje nga Babaramo”, i ftuar në studio ka qënë student i Universitetit të Arteve për Komunikim dhe Dizajn, Olgert Rakipllari.

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, student ka folur lidhur me arsyen e nisjes së protestës, shkarkimin e ministres së Arsimit Lindita Nikolla nga kryeministri Edi Rama dhe vijimsinë e protestës.

Gjatë fjalës së tij në studio, Olgert Rakipllari u shpreh se studentët nuk kërkuan as shkarkimin e Nikollës dhe as rrëzimin e kryeministrit Rama por vetëm plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim më të mirë. Ndër të tjera ai ka shtuar se protesta e studentëve do të vijojë dei në plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre duke u bërë thirrje për t’ju bashkuar protestës edhe studentëve të rretheve.

Intervista e plotë:

Politika ka vrarë shpresën e shqiptarit dhe ka instaluar frikën për të protestuar. Këtu është krijuar përshtypja që protesta duhet të jetë patjetër politike. U përjashtuan disa grupime protëstuesisht nga frika e përfshirjes politike. Banorët e Astirit thanë që ne protestojmë si prindërit tuaj dhe për mua ky ishte një mesazh i madh. Para ministrisë donin që të protestonin vetëm ata persona që kërkonin rënien e ministres Nikolla. Tek ministria thjesht po presionohej ish-ministrja Lindita Nikolla. Çdo lloj thirrje që bëhej atje ishte e palogjikshme. Zgjidhja jonë duhet të vinte nga kryeministri Rama.

Dolët pas një urdhri të një administartori të një universiteti, si u bë gjithë ajo turmë aq masive?

Ishte akumuluar një revoltë tek studentët. Fakti që Arkitektura reagoi, ne dhe iu përgjigjëm tregonte diçka. Studentët e Arkitekturës dolën për një pikë dhe më pas filluan të parashtronin dhe të tjerët. Të gjithë të pashpresët e tjerë e panë si një mundësi për të gjetur një zgjidhje. Iu drejtuan ministrisë për të gjetur zgjidhjen. Jam ndjerë shumë i lumtur që edhe Këshillat Studentorë reaguan. Unë jam student tek artet por çmimet e larta më detyruan që ta shtyj edhe një vit masterin.

Rama ka dhënë që do të përgjysmohen tarifat, punësim etj. A i japin zgjidhje kërkesave tuaja?

Rama tha do t’jua bëj këto ulje. Por ishte vetëm për një vit. Nuk ka një plan afatgjatë, ne kur të kthehemi vitin tjetër do të jemi sërish në pikën zero. Iu kthye buxheti i shtetit nga presidenti Meta dhe nuk pati asnjë reflektim pozitiv. Ku do të gjenden paratë? Ne nuk e presim 5 % të GDP-së që në janar por progresive. 5 nga VKM-të nuk ishin të reja, datojnë që në 2016 por nuk janë zbatuar. Kush na garanton që 11 VKM-të e reja do të zbatohen?

Kush e kërkoi dorëheqjen e Nikollës?

Nuk e kemi kërkuar ne. Ne donim plotësimin e pikave tona. Nuk e kërkuam as dorëheqjen e saj, as rrëzimin e kryeministrit.

Pse nuk dialogoni?

Kryeministri nuk ka lënë hapsira. Ju e keni vënë re, ai e kërkon me insistim dialogun dhe ju e keni parë vetë se si është ekspozuar nga studentët. Ai do që të dalë gjithmonë fitimtar, ai ka eksperiencë që të na manipulojë. Rryma të ndryshme duan që ta kapin protestën. Të gjithë studentët ka thënë që kërkesat i kemi poltike por jo partiake. I kemi pranuar militantët por për aq kohë sa mikrofoni nuk përdorej për interest e tyre, atëherë ishin të mirëpritur.

Jeni optimist që platfromat tuaja do të plotësohen?

Ne jemi optimistë që Rama do të refletojë. Nuk e kemi kërkuar rrëzimin e tij sepse jemi besimplotë. Ligji i Arsimit të Lartë duhet të bjerë dhe të ndërtohet një i ri. Duhet të ketë parësi: barazinë, të drejtat e njëjta publik-privat etj. Ka ardhur momenti që kjo protestë ka edukuar studentin. Gjetëm se ku qëndronte problemi. Paraardhësit e Ramës, kujdeseshin që të fusnin sherrin student me student që të mos dilte në pah problemi.

Kjo lëvizja juaj solli ndërrimin e gjysmës së qeverisë, si e komentoni ju?

Ne kërkuam 9 kërkesa dhe jo 9 ministri. Ministritë ishte zgjidhja e tij. Nuk ishte qëllimi ynë ky. Në Francë ska pasur dialog, pse duhet të ulemi ne? Ne shkojmë në auditore nëse na plotësohen kërkesa.

Do të vazhdojë protesta?

Është ortek që sa vjen edhe shtohet. Pati bojkot edhe në ’97, as atëherë nuk humbi viti shkollor. Unë preferoj të humbas edhe një vit tjetër vetëm që ky sistem i kalbur arsimor të gjejë zgjidhje. Është gjë e mirë që një pjesë e studentëve nuk kanë ardhur nga rrethet. I bëjmë thirrje që të bashkohen në protestën e rretheve.

    No videos found.