Studimi kinez, përmirësim i shpejtë i sëmundjes me 'plazmë konvulsive'. Studiohet edhe gjaku i krimbave të detit

7 Prill 2020, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 14:32:23

ot kudo në botë, përpjekja e shkencëtarëve dhe studiuesve po synon të përcaktojë një trajtim efektiv kundër virusit. Një nga hipotezat më premtuese është përmes studimit të plazmës së gjakut të pacientëve të kuruar nga Covid-19 dhe mekanizmave të prodhimit të antitrupave.

Një studim pilot i realizuar në Kinë dhe i botuar në një nga revistat shkencore më prestigjoze ndërkombëtare ka vërtetuar se terapia e bazuar në "plazmën konvulsive", I me të ashtuquajturin ‘gjak shërues’, për trajtimin e pacientëve me Covid-19 ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Studimi, i botuar në 'Pnas' - Proceedings of the National Academy of Science of the United America of America, organi zyrtar i Akademisë së Shkencave të SHBA, u krye nga studiues të Shkollës së Mjekësisë Universitare Shanghai Jiao Tong mbi një grup pacientësh midis 34 dhe 78 vjeç, që vuajnin nga forma të rënda të Covid-19. Pas terapisë tre ditore të "plazmës konvulsive" gjendja e tyre u përmirësua ndjeshëm. Pacientët morën transfuzionin e një doze 200 ml plazme me "nivele të larta të antitrupave neutralizues" nga dhuruesit e shëruar nga infeksioni i koronavirusit.